Njoftim për konsultim publik, për projekt – Rregulloren Nr. X/2023 për Procedurën Disiplinore të të Punësuarve në Administratën Gjyqësore.

Njoftim për konsultim publik, për projekt – Rregulloren Nr. X/2023 për Procedurën Disiplinore të të Punësuarve në Administratën Gjyqësore.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. X/2023 për Procedurën Disiplinore të të Punësuarve në Administratën Gjyqësore, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si draft ku të gjithë profesionistët e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e kësaj rregullore.

Këshilli, respektivisht Komisioni për Çështje Normative me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për përmirësimin e draftit të kësaj rregullore.

Për informata më të hollësishme, rreth afatit të  konsultimit, mënyrës se ku mund të dërgohen komentet dhe sugjerimet, si dhe draftin e rregullores mund të gjeni memorandumin shpjegues në likun e më poshtëm:

Shkarko Memorandumin Shpjegues

Ndërsa, draftin e rregullores për dhënie të komenteve dhe sugjerimeve nga ana e profesionistëve të interesuar mund të gjeni në linkun e më poshtëm:

Shkarko Draft Rregulloren