Mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues për Strategjinë e Sundimit të Ligjit

Mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues për Strategjinë e Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 20 shtator 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, kanë mbajtur sot takimin e radhës të Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, në të cilin morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth hapave të ndërmarrë nga KGJK, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe institucioneve të tjera partnere të përfshira në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit.

Anëtarët e Komitetit, miratuan Raportin gjashtëmujor për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë, me ç’rast u diskutuan të arriturat dhe sfidat gjatë periudhës raportuese.

Kryesuesi Zogaj, theksoi se KGJK mbetet e përkushtuar për të vazhduar zbatimin e kësaj Strategjie duke inkorporuar dhe reflektuar rekomandimet dhe veprimet qё dalin nga Plani i Veprimit tё Strategjisё sё Sundimit tё Ligjit, nё kuadrin rregullativ dhe planet strategjike tё KGJK-sё.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua për Raportin nga Komiteti dhe për hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin e aktiviteteve të cilat janë duke ngecur.