Mblidhet Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Administrative

Mblidhet Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Administrative

Prishtinë, 19 shtator 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me gjyqtarë nga Departamenti për Çështje Administrative, morën pjesë në punëtorinë për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Administrative, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Gjatë kësaj punëtorie, grupi punues ka diskutuar rreth përmbajtjes së Projektligjit për Gjykatën Administrative dhe ndarjes së përgjegjësive, në bashkëpunim me ekspertët e EUKOJUST, Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe Visar Morina, Ekspert për Drejtësi Administrative.

Kryesuesi Zogaj, theksoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i përkushtuar të kontribuojë drejt reformimit të drejtësisë administrative, e cila do të ndikojë në rritjen e efikasitetit dhe do të mundësojë qasje më të lehtë në drejtësinë administrative për qytetarët e Republikës së Kosovës. Po ashtu, Zogaj ka falënderuar ekspertët dhe Programin EUKOJUST, i cili po e mbështetë këtë nismë të institucioneve të drejtësisë.