U mbajt tryeza e përbashkët e diskutimit e KGJK-së dhe Gjykatës Supreme me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi, lidhur me reduktimin e lëndëve të vjetra

U mbajt tryeza e përbashkët e diskutimit e KGJK-së dhe Gjykatës Supreme me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi, lidhur me reduktimin e lëndëve të vjetra

Prishtinë, 15 shtator 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në bashkëpunim me Gjykatën Supreme, me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi, ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me reduktimin e lëndëve të vjetra përmes zbatimit të Strategjisë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025.

Në këtë tryezë, morën pjesë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, kryetarë të gjykatave, gjyqtarë nga të gjitha gjykatat si dhe përfaqësues të projektit.

Tryeza kishte në fokus të diskutimit shqyrtimin e çështjeve të gjyqësorit, si: Prezantimi i Raportit mbi ngarkesën e gjykatave me lëndë civile; Modalitetet për efikasitetin e gjykatave lidhur me zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025 – Praktikat aktuale të gjykatave; Roli i gjykatave në zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025 – Praktikat aktuale të gjykatave, si dhe çështje të tjera në kuadër të koordinimit në mes të KGJK-së dhe gjykatave.