Po mbahet punëtoria e Komisionit për Çështje Normative e organizuar në mbështetje të Projektit EUKOJUST

Po mbahet punëtoria e Komisionit për Çështje Normative e organizuar në mbështetje të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 13 – 15 shtator 2023 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN) në bashkëpunim me Projektin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST), ka organizuar punëtori lidhur me finalizimin e disa akteve normative, me qëllim të forcimit të kornizës ligjore dhe rregullative të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Sipas prioriteteve të përcaktuara me Planin e Punës, KÇN po shqyrton:

  • Draft Rregulloren për Disiplinimin e Administratës Gjyqësore; 
  • Draft Rregulloren për Përdorimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve;
  • Draft Rregullore për Shpërblimin, Shtesat dhe Kompensimet për të Punësuarit dhe të Zgjedhurit në Sistemin Gjyqësor dhe
  • Draft Udhëzimin Administrativ për Procedurat për Kompensimin e Mbrojtësve me Shpenzime Publike.

KÇN, në bashkëpunim me zyrtarë të Sekretariatit të KGJK-së dhe Njësisë për Inspektim Gjyqësor, do të vazhdojnë drejtë finalizimit të këtyre akteve normative, disa nga të cilat do t’i propozohen Këshillit për miratim, ndërsa disa do të publikohen në faqe zyrtare për ta konsumuar fazën e konsultimit publik.