Po mbahet punëtoria e KGJK-së, e organizuar me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi

Po mbahet punëtoria e KGJK-së, e organizuar me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi

Istog, 7-9 shtator 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), së bashku me gjykatat themelore dhe mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi, ka organizuar punëtori lidhur me hartimin e politikave të rëndësishme për përmirësimin e efikasiteti në gjyqësor.

Në këtë punëtori, po merr pjesë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kryetarë të gjykatave, administratorë dhe ndihmës administratorë të gjykatave si dhe përfaqësues të projektit.

Punëtoria ka në fokus të diskutimit shqyrtimin e çështjeve të gjyqësorit, si: Rregulloren për organizimin dhe veprimtarinë e brendshme të gjykatave në Republikën e Kosovës; Udhëzuesin për normën e bashkëpunëtorëve profesional; Strategjinë e Ekzekutimeve si dhe çështje të tjera me rëndësi në kuadër të KGJK-së dhe gjykatave.