Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për certifikim si ekspert gjyqësor, sipas konkursit të shpallur nga KGJK me datë 27 dhjetor 2022, se në bazë të ligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor, i cili hyri në fuqi me datë 01.08.2023, kjo kompetencë për certifikimin e ekspertëve gjyqësor i kalon Ministrisë së Drejtësisë.
Aplikacionet e kandidatëve pjesëmarrës sipas konkursit të lartëcekur me dokumentacionin përcjellës dhe pagesa e kryer nga ana e çdo kandidati pjesëmarrës, KGJK do ti dorëzoj në Ministrinë e Drejtesise si institucion përgjegjës.
Kandidatët të cilët kanë tërhequr fletëpagesën (taksen prej 50 euro), dëshminë mbi pagesën e kryer mund ta dorëzojnë në KGJK deri me datë 15.09.2023.
Pas datës 15.09.2023 çdo komunikim nga ana e kandidatëve të bëhet me Ministrinë e Drejtësisë si institucion kompetent për certifikimin e ekspertëve.