Pejë, 7 shtator 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Gjykatën Themelore në Pejë, me ç’rast janë pritur nga Kryetari i kësaj gjykate, Armend Berisha.
Gjatë takimit në Gjykatën Themelore në Pejë, Zogaj ka diskutuar për mbarëvajtjen e punës, rezultatet dhe sfidat me të cilat është duke u përballur kjo gjykatë.
Kryesuesi Zogaj, vizitoi edhe degën në Deçan dhe degën në Istog, me ç’rast kërkoi angazhim nga gjyqtarët dhe stafi për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së gjykatave.
Kryesuesi Zogaj, ka theksuar se do të jetë në shërbim të plotë për të ofruar mbështetjen e Këshillit Gjyqësor, me qëllim që kjo gjykatë dhe degët e saj t’i arrijnë objektivat e veta, me qëllim të ngritjes së efikasitetit si dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.
