Fillojnë punën 33 zyrtarë ligjor në gjykatat e Republikës së Kosovës

Fillojnë punën 33 zyrtarë ligjor në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 5 shtator 2023 – Pas përmbylljes së suksesshme të procedurave ligjore të rekrutimit dhe kalimit të afatit për ankesa, sot nënshkruan Aktet e Emërimit tridhjetë e tre (33) zyrtarë ligjor të përzgjedhur sipas konkursit të jashtëm nr. 02/2023, të shpallur me datë 24 prill 2023 nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për gjykatat:

  • Gjykata Themelore Mitrovicë: gjashtë (6) – zyrtarë ligjor;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë – dega Vushtrri: gjashtë (6) – zyrtarë ligjor;
  • Gjykata Themelore Pejë: pesë (5) – zyrtarë ligjor;
  • Gjykata Themelore Prizren: tre (3) – zyrtarë ligjor;
  • Gjykata Themelore Prizren – dega Suharekë: një (1) – zyrtar ligjor;
  • Gjykata Themelore Gjakovë: tre (3) – zyrtarë ligjor;
  • Gjykata Themelore Gjilan: tre (3) – zyrtarë ligjor;
  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Fushë Kosovë: katër (4) – zyrtarë ligjor;
  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Lipjan: një (1) – zyrtar ligjor;
  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Gllogovc: një (1) – zyrtar ligjor.

Këshilli është i vendosur që të zbatojë me përpikëri detyrimet ligjore për krijimin e kushteve të domosdoshme për punë të gjykatave dhe parimin e ligjshmërisë, transparencës dhe meritokracisë gjatë zhvillimit të procedurave për përzgjedhjen e punonjësve të rinj.