Kryesuesi Zogaj pret në takim Shefin e Misionit të OSBE-së z. Davenport

Kryesuesi Zogaj pret në takim Shefin e Misionit të OSBE-së z. Davenport

Prishtinë, 23 gusht 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Kosovë, z. Michael Davenport dhe Shefin e Zyrës për monitorimin e sistemit gjyqësor, z. Mark Lasser.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbajtja e vazhdimësisë së komunikimit në me të dy institucioneve si dhe diskutimi i mbështetjes së Misionit të OSBE-së, ndaj sistemit gjyqësor. 

Kryesuesi Zogaj, ka falënderuar Ambasadorin Davenport për përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, me ç’rast ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit në çështjet e përbashkëta, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe transparencës së sistemit gjyqësor në Kosovë.

Në anën tjetër, Ambasadori Davenport, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me KGJK-në si dhe theksoi se Misioni i OSBE-së do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për sistemin gjyqësor.