Kryesuesi Zogaj takoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryesuesi Zogaj takoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Prishtinë, 17 gusht 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, u prit në takim sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Temë e takimit ishin planifikimet e KGJK-së për efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor, rezultatet e deritanishme të Gjykatës Komerciale pas funksionalizmit të saj, reformat në drejtësi si dhe funksionimi i Gjykatës në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë takimit, të pranishmit u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit rreth reformës në drejtësi, si dhe çështjeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit.

Në këtë takim, Kryesuesi Zogaj ishte i shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit për Çështje Normative/anëtarja e KGJK-së, Drita Rexhaj, ndërsa Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Zëvendësministri, Blerim Sallahu.