Njoftim për kandidatët që e kanë kaluar provimin me shkrim si përkthyes gjyqësorë

Njoftim për kandidatët që e kanë kaluar provimin me shkrim si përkthyes gjyqësorë

Prishtinë, 2 gusht 2023, Njoftohen të gjithë kandidatët që e kanë dhënë provimin me shkrim për certifikim si përkthyes gjyqësorë që afati i pagesave si përkthyes gjyqësorë do të ndodh pas miratimit të listave në mbledhjen e radhës të Këshillit dhe shpalljes së listave përfundimtare në faqen zyrtare të Këshillit, që pritet të ndodh kah fundi i muajit gusht.

Gjithashtu, ju njoftojmë se provimet me gojë për kandidatët që e kanë kaluar provimin me shkrim dhe kanë aplikuar për t’u certifikuar si interpretë gjyqësorë, priten të organizohen kah mesi i muajit shtator. Për vendin, kohën dhe orën e saktë do të njoftoheni me kohë.