Kryesuesi i KGJK-së ka pritur në takim drejtoreshën për Drejtësi dhe Siguri në Zyrën për Drejtësi, të Drejta të njeriut dhe Qeverisje në USAID, Washington DC

Kryesuesi i KGJK-së ka pritur në takim drejtoreshën për Drejtësi dhe Siguri në Zyrën për Drejtësi, të Drejta të njeriut dhe Qeverisje në USAID, Washington DC

Prishtinë, 1 gusht 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti në takim drejtoreshën për Drejtësi dhe Siguri në Zyrën për Drejtësi, të Drejta të njeriut dhe Qeverisje në USAID, Washington DC, znj. Miranda Jolicoeur dhe Specialisten e Menaxhimit të Projekteve në USAID, znj. Zana Berisha.

Gjatë takimit, u diskutua rreth mbështetjes së deritashme të programeve të USAID-it dhe bashkëpunimi gjatë aktiviteteve në të ardhmen. 

Kryesuesi Zogaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e USAID-it si partner i rëndësishëm për fushën e sundimit të ligjit me ç’rast falënderoi përfaqësueset e USAID për kontributin e vazhdueshëm si dhe shprehi gatishmërinë për bashkë koordinim edhe në të ardhmen në realizimin e aktiviteteve të planifikuara me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies të sistemit gjyqësor.