Njoftim lidhur me përditësimin e listave të përkthyesve dhe/ose përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar nga ish Gjykatat e Qarkut

Njoftim lidhur me përditësimin e listave të përkthyesve dhe/ose përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar nga ish Gjykatat e Qarkut

Prishtinë, 31 korrik 2023 – Komisioni për verifikimin e dokumentacionit të përkthyesve dhe/ose përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar me parë me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut, ka rishikuar të gjitha aplikacionet e dorëzuara të kandidatëve që kanë aplikuar deri më datën 21 korrik 2023, për futjen në listën e re të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar dhe ka aprovuar listat si në vijim:

Shkarko LISTEN E KANDIDATËVE TË CILËT JANË FUTUR NË LISTËN E RE TË PËRKTHYESVE GJYQËSORË TË CERTIFIKUAR

Kandidatët janë certifikuar sipas vendimit të ish Gjykatës së Qarkut. Atyre që ju shkruan se janë përkthyes certifikohen vetëm si PËRKTHYES, ndërsa kandidatëve të cilëve iu shkruan në vendim që janë përkthyes dhe interpret gjyqësor, certifikohen për të dyja, pra si PËRKTHYES DHE INTERPRET GJYQËSOR.

Kandidatët te cilët janë pranuar vetëm si përkthyes, ndërsa janë të interesuar që të certifikohen edhe si interpret, njoftohen se kanë të drejtë aplikimi deri më datë 1 shtator 2023 (gjeni më poshtë aplikacionin për aplikim), ndërsa intervistat për të njëjtit, do të mbahen gjatë mesit të muajit  shtator. Për datën, vendin dhe kohën e saktë të provimit me gojë do të njoftoheni me kohë.

SHKARKO APLIKACIONIN

Vërejtje: Kandidatët kanë të drejtë ankese në afat prej tre (3) ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve.