Mbahet takimi i 313-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 313-të i KGJK-së

Prishtinë, 28 korrik 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 313-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

  • Anëtarët e KGJK-së shqyrtuan dhe aprovuan rekomandimet e dalura nga takimi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, i mbajtur me datë 13 korrik 2023;
  • Anëtarët miratuan Raportin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për tremujorin e II-të (prill – qershor) për vitin 2023, të prezantuar nga U.D. gjyqtari mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme;
  • Gjatë takimit, u raportua lidhur me përmbushjen e Planit të Punës të KGJK-së, për gjashtëmujorin e I-rë të vitit 2023 nga Drejtori për Çështje Ligjore dhe u raportua lidhur me zbatimin e Planit të Veprimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II) dhe Planit Kombëtar për Integrim Evropian nga Zyra për Integrime Evropiane, me ç’rast u miratuan raportet;
  • KGJK miratoi Rregulloren Nr. 09/2023 për menaxhimin, ruajtjen dhe tjetërsimin e pasurisë jo financiare në KGJK dhe gjykata;
  • Anëtarët miratuan Rregulloren Nr. 10/2023 për Njësinë Ligjore të Gjykatës Komerciale;
  • Këshilli miratoi Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2023 për instalimin dhe përdorimin e kamerave të sigurimit dhe ruajtjen e video regjistrimeve në gjykatat e Republikës së Kosovës;
  • KGJK miratoi shpalljen e konkursit të brendshëm për tri (3) pozita të lira për gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, prej të cilave dy pozita për shkallën e parë dhe një pozitë për Kolegjet e Apelit, si shkallë e dytë e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Me këtë rast, u themelua Paneli për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve si dhe Komisioni për rishqyrtim të kërkesave të kandidatëve;
  • Anëtarët miratuan rishpalljen e konkursit të brendshëm për pozitën gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Fushë Kosovë, me ç’rast themeluan Komisionin Vlerësues i cili do të bëjë intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve;
  • Këshilli miratoi shpalljen e konkursit të brendshëm për pozitën gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Graçanicë me ç’rast u themelua Komisioni Vlerësues i cili do të bëjë intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve;
  • Këshilli autorizoi kryesuesin e KGJK-së, të nënshkruaj Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet KGJK-së dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës;
  • Kryesuesi i KGJK-së u autorizua edhe për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet KGJK-së dhe Demokraci plus;
  • Këshilli aprovoi njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të SKGJK-së për pensionimin e një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore Ferizaj, dega Shtërpcë;
  • Anëtarët propozuan gjyqtarët: Manushe Karaqi, Adnan Konushevci dhe Agron Hoxha, anëtarë dhe gjyqtarin Hajrullah Aruqi, zëvendës anëtar në Komisionin Disiplinor ndaj Përmbaruesit Privat;
  • Këshilli autorizoi Sekretariatin e KGJK-së që të procedoj me pagesën për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit për certifikimin e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësor si dhe ekspertëve të caktuar për nevojat e prokurimit publik;
  • KGJK aprovoi kërkesën e një eksperti të Grafologjisë dhe Dokumenteve Kontestuese, për pezullim të angazhimit si ekspert gjyqësor, për periudhë dy vjeçare;
  • Këshilli miratoi ndryshimin e Planit Vjetor të punës së Gjykatës Themelore Prishtinë për vitin 2023, me numër GJ.A.nr.656/2023;
  • Anëtarët miratuan rekomandimin lidhur me gjyqtarin Astrit Gashi, që të ndjek programin praktik në lëminë civile si dhe propozohet në Akademinë e Drejtësisë që gjyqtari Jeton Krasniqi të mentorojë punën e tij;
  • Anëtarët miratuan Planin dhe Programin e Punës së Gjykatës Supreme për gjashtëmujorin e II-të (korrik-dhjetor) për vitin 2023;
  • KGJK aprovoi ndryshimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 për trajtim me prioritet të disa rasteve në Gjykatën Kushtetuese.