KGJK ka caktuar gjyqtaren Mejreme Memaj, nënkryetare të Gjykatës Supreme të Kosovës

KGJK ka caktuar gjyqtaren Mejreme Memaj, nënkryetare të Gjykatës Supreme të Kosovës

Prishtinë, 28 korrik 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 313-të me radhë, ka miratuar propozimin e kryetarit të Gjykatës Supreme për caktimin e nënkryetares së kësaj gjykate.

Këshilli caktoi gjyqtaren Mejreme Memaj, nënkryetare të Gjykatës Supreme të Kosovës, mandati i së cilës është i njëjtë me mandatin e kryetarit të gjykatës.

Takimi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.