Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit të radhës të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit të radhës të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 26 korrik 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Gjatë takimit, u diskutua rreth zbatimit të projektit me ç’rast u miratua Raporti i Tremujorit të dhjetë (10) nga anëtarët e Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST. Po ashtu, u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet gjatë periudhës raportuese vijuese.

Kryesuesi Zogaj, theksoi vazhdimin e bashkëpunimit të KGJK-së në aktivitetet e planifikuara, me qëllim të realizimit të objektivave të projektit nga të cilat përfiton sundimi i ligjit dhe sistemi gjyqësor në Republikën e Kosovës. Ai po ashtu, theksoi progresin që është bërë gjatë periudhës raportuese në mbështetjen e KGJK-së dhe iniciativave në të cilat KGJK është përfshirë bashkë me institucionet tjera përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial, Gjykatën Supreme dhe Akademinë e Drejtësisë.