Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues për Reformë në Drejtësi

Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues për Reformë në Drejtësi

Prishtinë, 24 korrik 2023 – Është mbajtur takimi i radhës i Grupit Koordinues për Reformë në Drejtësi në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë.

Në këtë takim, u diskutua lidhur me punën në proces të gjashtë grupeve punuese në kuadër të reformës, afatet për finalizimin e punës së tyre si dhe çështje të tjera për finalizimin e fazës së parë në kuadër të zotimeve të përbashkëta të shprehur në Deklaratën e Përbashkët të Zotimit

Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve të rregullta të Grupit Koordinues për Reformën në Drejtësi, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit dhe Plani i Veprimit.