Kryesuesi i KGJK-së priti në takim përfaqësues nga PZAP

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim përfaqësues nga PZAP

Prishtinë, 24 korrik 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, ka pritur në takim gjyqtarin e Gjykatës Supreme, njëherit kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Shukri Sylejmani dhe kryesuesin e Sekretariatit të PZAP, Mulë Desku.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me përgjegjësitë dhe obligimet e KGJK-së që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Po ashtu, të pranishmit diskutuan rreth bashkërenditjes së aktiviteteve në bazë të kompetencave që kanë të dy institucionet.

KGJK mbetet e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me PZAP dhe zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe përmbushjen e obligimeve të KGJK-së.