Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Republikës së Kosovës

Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 korrik 2023 – – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka organizuar testin me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtorë profesionalë, në kuadër të këtij procesi të rekrutimit të tridhjetë e gjashtë (36) pozitave për bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat themelore morën pjesë 106 kandidatë,ku prej tyre 63 të gjinisë femrore dhe 43 të gjinisë mashkullore. Ky proces u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Kryetari i Komisionit për Rekrutim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtari Ngadhnjim Arrni, ka mbikëqyrur mbarëvajtjen e testit me shkrim, së bashku me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, me ç’rast gjatë fjalës së rastit iu ka uruar suksese kandidatëve në këtë proces rekrutues.

Po ashtu, në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi të rëndësishëm morën pjesë përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE.

Testi me shkrim për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional është një nga fazat e testimit të përgjithshëm, që përbëhet edhe nga testi me shkrim dhe intervistimi i kandidatëve, të cilin Këshilli Gjyqësor i Kosovës e menaxhon sipas standardeve më të avancuara.