Kryesuesi Zogaj priti në takim ushtruesin e detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Prishtinë, 14 korrik 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim ushtruesin e  detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarin Sahit Sylejmani.

Kryesuesi Zogaj uroi ushtruesin e  detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës për detyrën e re, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Gjatë takimit, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këtë gjykatë, me ç’rast kryesuesi Zogaj kërkoi nga ushtruesi i  detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës, bashkëpunim me KGJK-në dhe angazhim në rritjen e efikasitetin të punës në mënyrë që llogaridhënia dhe transparenca e gjykatës të jenë në nivel sa më të lartë.

Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sylejmani  ka theksuar se do të ofroj mbështetje për të gjitha proceset e rëndësishme që do të zhvillohen në sistemin gjyqësor.