Ka vazhduar mbajta e takimit të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

Ka vazhduar mbajta e takimit të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

Ka vazhduar mbajta e takimit të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

Prishtinë, 13.07.2023 – Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës ka vazhduar takimin, nën udhëheqjen e Kryesuesit ët ri Fejzullah Rexhepi, me ç’rast janë diskutuar pikat e tjera të rendit të ditës.

  • Takimi ka vazhduar me diskutimin për nevojën e nxjerrjes së Udhëzuesit për normën e bashkëpunëtorëve profesional, me të cilën do të përcaktoheshin kriteret për normën e punës si dhe për raportimin për bashkëpunëtorë profesionalë të punësuar në Gjykatat e Republikës së Kosovës.
  • Takimi ka vazhduar me diskutimin për unifikimin e standardizimit të procedurës për përfundimin e çështjeve si: pagat jubilare, shujtat dhe të tjera. Marrë parasysh faktin, se gjykatat janë të mbingarkuara me lëndët që ndërlidhen me çështjen e pagave jubilare, shujtat dhe lëndë të tjera të kësaj natyre, të cilat ndikojnë në performancën dhe efikasitetin e gjyqësorit. Në disa gjykata janë zbatuar procedura të cilat kanë rezultuar me efikasitet për zgjidhjen e këtyre lëndëve, ndërsa në disa gjykata tjera këto lëndë kanë mbetur pa u trajtuar, ose kanë marrë shumë kohë për trajtim, konsiderohet e nevojshme që të standardizohen procedurat për përfundimin e këtyre çështjeve. Anëtarët e Asamblesë lidhur me këtë çështje dhanë propozimet e tyre që gjykatat e shkallës së parë, të mos hezitojnë për t’iu drejtuar gjykatave të shkallës më të lartë, përfshirë këtu kërkesën e dhënies së mendimit juridik drejtuar Gjykatës Supreme.
  • Anëtarët e Asamblesë kanë miratuar planet e veprimit për Drejtësi Procedurale, për degët në Vushtrri dhe Skenderaj të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, si dhe degët në Shtërpce dhe Kaçanik të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të  mbështetura nga Projekti i USAID-it për Drejtësi, me qëllim që të vazhdohet edhe më tutje me implementimin e aktiviteteve të parapara me këto plane. Këto plane kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve të gjykatave në fjalë,  përmes ofrimit të një përvoje funksionale dhe ndihmuese në gjykatë, si dhe për të zgjeruar aftësinë e gjykatës drejt përafrimit me qytetarët, e të cilat përfshijnë:
  • Ecjet nëpër gjykata – adresimi i çështjeve brenda objektit, si shënjimi, sinjalizimi etj.
  • Anketat e përdorueseve të gjykatës mbi kënaqëshmërinë e shërbimeve në gjykatë.
  • Anketat mbi përvojën e përdoruesit në sallën e gjykimeve mbi sjelljen dhe respektimin ndaj palëve.

Projekti i USAID-it për Drejtësi në të ardhmen pritet të zgjerojë planet për Drejtësi Procedurale edhe në degët e tjera të gjykatave themelore.

  • Si pikë tjetër u diskutua për pushimin vjetor në bllok (dhjetor/gusht, me ç’rast anëtarët e Asamblesë kanë rekomanduar KGJK-në, për nxjerrjen e një Rregulloreje/Udhëzuesi për shfrytëzimin e pushimeve vjetore, por paraprakisht të shikohen bazat ligjore lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut. Po ashtu, lidhur me këtë çështje është konsideruar si i domosdoshëm edhe hartimi i planit paraprak për shfrytëzimin e pushimeve vjetore në përputhje me kërkesat e zyrtarëve,  nevojat e institucionit, bazuar në dispozitat ligjore.
  • Me qëllim të rritjes së sigurisë në gjykata, anëtarët diskutuan për sigurimin fizik në gjykata. Pallati e Drejtësisë është vlerësuar që ka mjaft vështirësi në plotësimin e kushteve të sigurisë brenda objekteve, por, megjithatë është funksionalizuar Qendra e Monitorimit të Kamerave dhe planifikohet që në vijim, e njëjta Qendër të komunikoj me të gjitha degët e saja në regjionin e Prishtinës. Ka vështirësi edhe në gjykatat tjera, prandaj në planifikimet e ardhshme pritet të këtë ri sistemim të një pjese të stafit të sigurisë, ku paraprakisht do të caktohet një zyrë adekuate, prej nga do të monitorohet 24 orë, gjendja e sigurisë në objektet e degëve të gjykatave.

Anëtarët rekomanduan, që së shpejti të filloi implementimi i projektit “Funksionalizimi Qendrave për Monitorimin e Kamerave” në objektet e gjykatave themelore, që të  shikohen mundësitë që në objektet ku ka mungesë të stafit, të  kontraktohen  kompanitë e sigurisë të cilat do të ofronin pajisje dhe shërbime të sigurisë (alarme), për objektet e gjykatave. Anëtarët e Asamblesë, vazhduan diskutimin edhe për zyrtarët aktual të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë, e që kanë kualifikim superior, të sistemohen në pozita të tjera administrative të gjykatës si referent, arkivist, dorëzues etj.