Raportohet lidhur me punën e gjykatave për tremujorin e II-të (prill-qershor) për vitin 2023

Raportohet lidhur me punën e gjykatave për tremujorin e II-të (prill-qershor) për vitin 2023

Prishtinë, 6 korrik 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 312-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Para anëtarëve të Këshillit, u raportua lidhur me ecurinë e veprimtarisë së punës së gjykatave për tremujorin e II-të (prill-qershor) për vitin 2023. Në këto raporte, ishin të përfshira të dhënat për numrin e përgjithshëm të lëndëve, siç janë numri i lëndëve të pranuara, të kryera dhe atyre që janë duke u trajtuar nga gjykatat.

Raportin për tremujorin e II-të (prill-qershor) për vitin 2023, e kanë paraqitur:

  • Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024;
  • Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës;
  • Kryetari i Gjykatës së Apelit;
  • Kryetari i Gjykatës Komerciale;
  • Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë;
  • Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan;
  • Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren;
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë;
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë;
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe
  • Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Pas raportimit lidhur me punën e gjykatave për këtë periudhë, të gjitha raportet e punës u aprovuan nga anëtarët e Këshillit.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj i falënderoi të gjithë kryetarët e gjykatave për raportimet lidhur me punën e tyre, me ç’rast u bëri thirrje për angazhim me qëllim të rritjes së efikasitetit në punën e gjykatave, duke zbatuar planet strategjike të KGJK-së si dhe duke përmbushur obligimet që dalin nga Rregullorja për normën e gjyqtarëve.

Në vijim të takimit:

  • KGJK miratoi Planin e Veprimit për Departamentin Special të Gjykatës Themelore Prishtinë për vitin 2023, me numër GJ.A.nr.575/2023;
  • Anëtarët autorizuan Drejtorin e Përgjithshëm të SKGJK-së për shpalljen e konkurseve të brendshme për pozitat e lira në SKGJK;
  • Këshilli autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të SKGJK-së që të vlerësojë mundësinë e vazhdimit të kontratave të zyrtarëve të angazhuar nga projekti ACDC deri më datën 1 gusht 2023;
  • Këshilli miratoi ndryshimin e vendimit KGJK.nr.142/2023, për anëtarë në Komisionin për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional dhe
  • KGJK aprovoi listën plotësuese për transferimin e lëndëve nga Gjykata Themelore Prishtinë në degën e Fushë Kosovës.