Njoftim për organizimin e provimit me shkrim për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë

Njoftim për organizimin e provimit me shkrim për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë

Prishtinë, 6 korrik 2023 – Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për certifikim për përkthyes dhe interpretë gjyqësorë për çiftet e gjuhëve:

  • Shqip-Serbisht dhe anasjelltas;
  • Shqip-Anglisht dhe anasjelltas;
  • Serbisht-Anglisht dhe anasjelltas;
  • Shqip-Turqisht dhe anasjelltas;
  • Shqip-Gjermanisht dhe anasjelltas;
  • Shqip-Frëngjisht dhe anasjelltas dhe
  • Shqip-Italisht dhe anasjelltas,

se provimi me shkrim për të gjitha çiftet e gjuhëve, do të mbahet më 22 korrik 2023 (e shtunë), në Fakultetin Juridik duke filluar nga ora 12:00.

Për detaje të tjera eventuale dhe publikimin e listave të kandidatëve që i plotësojnë kushtet për t’ju nënshtruar provimit me shkrim, do të njoftoheni në kohë.