KGJK ka caktuar gjyqtarin Sahit Sylejmani, ushtrues të detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

KGJK ka caktuar gjyqtarin Sahit Sylejmani, ushtrues të detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Prishtinë, 6 korrik 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 312-të me radhë, ka caktuar gjyqtarin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJS), Sahit Sylejmani, ushtrues të detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Z. Sylejmani, do të shërbejë si ushtrues i detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës nga data 6 korrik 2023 deri në emërimin e gjyqtarit mbikëqyrës të DHPGJS nga KGJK apo ndonjë vendim tjetër.