KGJK pjesë e punëtorisë së Grupit Koordinues dhe grupeve punuese për Reformën në Drejtësi

KGJK pjesë e punëtorisë së Grupit Koordinues dhe grupeve punuese për Reformën në Drejtësi

Prishtinë, 5 korrik 2023 – U mbajt sot punëtoria e Grupit Koordinues për Reformë në Drejtësi dhe grupeve punuese, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Ministria e Drejtësisë (MD), përfaqësues ndërkombëtarë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Gjatë kësaj punëtorie, u prezantuan raportet e gjashtë (6) grupeve punuese me gjetjet dhe rekomandimet e tyre për punën e deritanishme, si dhe u diskutua lidhur me ecurinë e deritanishme të implementimit të obligimeve që dalin nga Deklarata e përbashkët e zotimit e nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Supreme dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, theksoi mbështetjen e KGJK-së dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndër-institucional në kuadër të reformës në drejtësi, me qëllim që të realizohen aktivitetet në afatet e parapara gjatë këtij procesi.