Mbahet takimi i radhës i grupit punues për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve

Mbahet takimi i radhës i grupit punues për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë, 26 qershor 2023 – Është mbajtur sot takimi i radhës i grupit punues për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të Reformës në Drejtësi, në të cilin takim përveç anëtarëve të grupit punues, morën pjesë edhe përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Ministria e Drejtësisë (MD) dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Gjatë takimit, u diskutuan aktivitetet e grupit punues dhe çështje të performancës, duke përfshirë: mekanizmat, kriteret, periudhën e vlerësimit, trajnimet, si dhe rekomandimet nga ekspertët e angazhuar nga partnerët ndërkombëtarë.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, tha se grupi punues do të adresojë të gjitha rekomandimet e ekspertëve, me qëllim të kompletimit të raportit të grupit punues në kuadër të përmirësimit të efikasitetit, transparencës dhe disiplinës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.