Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës

Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës

Prishtinë, 26 qershor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi.

Kryesuesi Zogaj uroi kryetarin për detyrën e re, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e Gjykatës Supreme.

Gjatë takimit, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këtë gjykatë, me ç’rast kryesuesi Zogaj kërkoi nga kryetari Rexhepi bashkëpunim me KGJK-në dhe angazhim me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në Gjykatën Supreme, si dhe kërkoi mbështetje drejt realizimit të synimeve strategjike në sistemin e drejtësisë.

Nga ana tjetër, kryetari Rexhepi ka theksuar se ofron mbështetje për të gjitha proceset e rëndësishme që do të zhvillohen në sistemin gjyqësor, me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në Kosovë.