Presidentja Osmani dekretoi kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi

Presidentja Osmani dekretoi kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi

Prishtinë, 22 qershor 2023 – Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi.

Me propozim të KGJK-së, Presidentja Osmani ka dekretuar z. Rexhepi, kryetar të ri të Gjykatës Supreme.

Në mes tjerash, në takim Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi. Në këtë drejtim, Presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të.

Po ashtu, kryesuesi Zogaj dhe kryetari Rexhepi, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, me qëllim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies si dhe avancimit të standardeve për realizimin e të drejtave të njeriut sipas standardeve ndërkombëtare.