Mbahet takimi i 311-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 311-të i KGJK-së

Prishtinë, 20 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 311-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

  • Anëtarët autorizuan Kryesuesin e KGJK-së, Albert Zogaj, të nënshkruajë Kërkesën buxhetore 2024 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, sipas qarkores buxhetore 2024/01 si dhe kërkesën shtesë;
  • KGJK miratoi Rregulloren Nr.08/2023, Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullore Nr. 11 /2022 për Evidencën Penale në Republikën e Kosovës;
  • Këshilli miratoi Udhëzimin Administrativ Nr.03/2023, Për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzime të Përfaqësimit në Sistemin Gjyqësor;
  • Anëtarët miratuan ndryshimin e Planit Vjetor të punës së Gjykatës Themelore Gjilan për vitin 2023, me numër GJ.A.nr.234/2023;
  • KGJK miratoi kompensimin e 23 zyrtarëve të angazhuar nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) për periudhën qershor – korrik 2023;
  • Anëtarët emëruan gjyqtarët Rrustem Thaqi, Franciska Zhitia-Ymeri dhe Arnis Dumani, anëtarë në Organin Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kandidatëve për 1 (një) anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurimit;
  • Anëtarët miratuan propozimin për zhvillimin e një platforme të veçantë për centralizimin e përkthimit në gjykatat e Republikës së Kosovës, me qëllim të rritjes së efikasitetit në çështje të përkthimit;
  • KGJK miratoi ndryshimin e vendimeve KGJK.80/2022, KGJK.nr.81/2023, sa i përket përbërjes së Komisionit për anëtarë rezervë, lidhur me testimin dhe vlerësimin e kandidatëve për përkthyes dhe/apo përkthyes dhe interpret gjyqësor për çiftin e gjuhëve Shqip-Serbisht dhe anasjelltas dhe Shqip-Anglisht dhe anasjelltas;
  • Anëtarët miratuan fillimin e procesit të asgjësimit të lëndëve të kundërvajtjes të vitit 2017, të cilat kanë përmbushur kushtin për asgjësim, në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës.