KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit për certifikim dhe emërim për përkthyes dhe/apo përkthyes dhe interpretë gjyqësorë

KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit për certifikim dhe emërim për përkthyes dhe/apo përkthyes dhe  interpretë gjyqësorë

Prishtinë, 20 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 311-të me radhë, ka miratuar shpalljen e konkursit për certifikim dhe emërim për përkthyes dhe/apo përkthyes dhe interpretë gjyqësorë për çiftet e gjuhëve:

1. Shqip-Serbisht dhe anasjelltas;
2. Shqip-Anglisht dhe anasjelltas;
3. Serbisht-Anglisht dhe anasjelltas;
4. Shqip-Turqisht dhe anasjelltas;
5. Shqip-Gjermanisht dhe anasjelltas;
6. Shqip-Frëngjisht dhe anasjelltas, si dhe
7. Shqip-Italisht dhe anasjelltas.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionet përzgjedhëse për testimin dhe vlerësimin e kandidatëve si dhe Komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.