KGJK priti në takim një delegacion nga Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë

KGJK priti në takim një delegacion nga Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë

Prishtinë, 20 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) priti sot në takim një delegacion nga Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, z. Arben Rakipi dhe Ekspertja nga Shkolla e Magjistraturës, znj. Elvana Cicolli, me gjyqtarë nga Gjykata Administrative dhe përfaqësues nga Shkolla e Magjistraturës.

Gjatë takimit, u diskutua rreth nevojave për trajnime të gjyqtarëve të Republikës së Kosovës, praktikat aktuale, rezultatet si dhe të arriturat e sistemit gjyqësor në përgjithësi.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi delegacionin për vizitën si dhe premtoi bashkëpunimin në aktivitetet e përbashkëta. Nga ana tjetër, z. Rakipi ka falënderuar KGJK-në për mikpritjen si dhe është shprehur i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.