KGJK ka caktuar gjyqtarin Adnan Konushevci, ushtrues të detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Gjykatës Themelore Prishtinë, dega Fushë Kosovë

KGJK ka caktuar gjyqtarin Adnan Konushevci, ushtrues të detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Gjykatës Themelore Prishtinë, dega Fushë Kosovë

Prishtinë, 20 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 311-të me radhë, ka caktuar gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Adnan Konushevci, ushtrues të detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Gjykatës Themelore Prishtinë, dega Fushë Kosovë.

Z. Konushevci, do të shërbejë si ushtrues i detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës deri në emërimin e gjyqtarit mbikëqyrës të kësaj dege nga KGJK.

Takimi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.