Hapet zyrtarisht dega në Fushë Kosovë e Gjykatës Themelore Prishtinë

Hapet zyrtarisht dega në Fushë Kosovë e Gjykatës Themelore Prishtinë

Prishtinë, 20 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 311-të me radhë, ka miratuar hapjen zyrtare të Gjykatës Themelore Prishtinë, dega Fushë Kosovë.

Me hapjen e kësaj dege, sistemi gjyqësor ka ndërmarr edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejtë forcimit të qasjes së publikut ndaj shërbimeve gjyqësore.

Drejtori i Përgjithshëm i SKGJK-së, Shkelzen Maliqi, ka njoftuar se objekti i degës në Fushë Kosovë ka përfunduar dhe janë krijuar të gjitha kushtet për fillimin e punës në këtë degë.

Me këtë rast, Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se dega në Fushë Kosovë ka qenë e domosdoshme dhe shumë e nevojshme, prandaj do të ofrohet çdo përkrahje për funksionalizimin e punës me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët e vendit.

Dega në Fushë Kosovë do të filloj punën me datë 4 korrik 2023.