Diskutohet qëndrueshmëria dhe kualiteti i të dhënave në Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës

Diskutohet qëndrueshmëria dhe kualiteti i të dhënave në Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës

Prishtinë, 19 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në bashkëpunim me Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, ka organizuar punëtori lidhur me qëndrueshmërinë dhe kualitetin e të dhënave në Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës (SQEPK).

Punëtoria kishte në fokus të diskutimit shqyrtimin e çështjeve të SQEPK, si: aktivitetet e konsulentëve ligjor; kualiteti i të dhënave në sistem; aktivitetet e KGJK-së dhe gjykatave, periudha e ardhshme e konsolidimit të sistemit, si dhe çështje të tjera në kuadër të SQEP.

Me këtë rast, Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, në emër të Këshillit shprehu gatishmërinë për mbështetjen e aktiviteteve që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së të dhënave në SQEP, me qëllim që sistemi të jetë sa më i qëndrueshëm dhe funksional.