Njoftim për konsultim publik, për projekt – Rregullore X/2023 për Menaxhimin, Ruajtjen dhe Tjetërsimin e Pasurisë jo Financiare në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatë

Njoftim për konsultim publik, për projekt – Rregullore X/2023 për Menaxhimin, Ruajtjen dhe Tjetërsimin e Pasurisë jo Financiare në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores X/2023 për Menaxhimin, Ruajtjen dhe Tjetërsimin e Pasurisë jo Financiare në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatë, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e kësaj rregullore.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për përmirësimin e draftit të kësaj rregullore.

Për informata më të hollësishme, rreth afatit të konsultimit, mënyrës se ku mund të dërgohen komentet dhe sugjerimet, si dhe draft rregullores mund të gjeni memorandumin shpjegues në likun e më poshtëm.

Shkarko Memorandumin shpjegues

Ndërsa, draftin e rregullores për dhënie të komenteve dhe sugjerimeve nga ana e profesionisteve të interesuar mund të gjeni në linkun e me poshtëm.

Shkarko Draft Rreguloren