Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Gërguri,
E nderuara Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama,
Të nderuar gjyqtar dhe punonjës mbështetës,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares suaj dhe njëherit gjyqtares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Shadije Gërguri.

Gjyqtaren Gërguri do ta kujtojmë përherë me dinjitet për kontributin që ka dhënë në sistemin e drejtësisë.

Në emrin tim personal dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Me respekt,
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Albert Zogaj