KGJK vazhdon bashkëpunimin me Këshillin e Evropës

KGJK vazhdon bashkëpunimin me Këshillin e Evropës

Prishtinë, 14 qershor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti në takim Drejtorin për Koordinimin e Programeve të Këshillit të Evropës, z. Claus Neukirch, Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Frank Power dhe Udhëheqësen e Programit Horizontal, znj. Katerina Markovova.

Në këtë takim, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në gjyqësor si dhe zbatimit të reformave në kuadër të sistemit të drejtësisë.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGjK-së, falënderoi përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shprehi gatishmërinë për bashkë koordinim në realizimin e aktiviteteve të planifikuara me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit.