Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues për Reformë në Drejtësi

Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues për Reformë në Drejtësi

Prishtinë, 13 qershor 2023 – Është mbajtur takimi i radhës i Grupit Koordinues për Reformë në Drejtësi me kryesuesit e grupeve punuese, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Ministria e Drejtësisë (MD) si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Në këtë takim, u diskutua lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me afatet për kompletimin dhe dërgimin e raporteve të grupeve punuese, përshpejtimin e punës për reformën në drejtësi dhe çështje të tjera me rëndësi.

Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve të rregullta të Grupit Punues për Reformën në Drejtësi.