Miratohet Udhëzimi Administrativ për procedurën për kompensimin e dëmit të personave të dënuar ose të arrestuar pa arsye

Miratohet Udhëzimi Administrativ për procedurën për kompensimin e dëmit të personave të dënuar ose të arrestuar pa arsye

Prishtinë, 12 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 310-të me radhë, ka miratuar Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2023 për Procedurën për Kompensimin e Dëmit të Personave të Dënuar ose të Arrestuar pa Arsye.

Qëllim i këtij udhëzimi administrativ është të rregulloj procedurën e kompensimit të dëmit jo material dhe material ndaj personit i cili është mbajtur në paraburgim, ka mbajtur burgim me heqje të lirisë si dhe është mbajtur në arrest shtëpiak, pa arsye.

Kështu që me miratimin e këtij udhëzimi, është ofruar një zgjidhje më e mirë për kompensimin e dëmit jo material për personat e dënuar ose të arrestuar pa arsye.

Takimi i KGJK-së po vazhdon ende.