Mbahet takimi i 310-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 310-të i KGJK-së

Prishtinë, 12 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 310-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

  • Para anëtarëve të Këshillit, u raportua rreth zbatimit të vendimit të KGJK-së lidhur me krijimin e kushteve për gjyqtarë, bashkëpunëtorë profesional dhe staf administrativ në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega në Fushë Kosovë;
  • KGJK miratoi listën e lëndëve të dorëzuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë në degën e Fushë Kosovës;
  • Anëtarët shqyrtuan raportin dhe rekomandimin e komisionit vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Fushë Kosovë, mirëpo pas zhvillimit të procesit, kandidati i vetëm për këtë pozitë nuk mori votat e mjaftueshme;
  • Anëtarët miratuan Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2023 Për Procedurën për Kompensimin e Dëmit të Personave të Dënuar ose të Arrestuar pa Arsye;
  • KGJK miratoi Rregulloren Nr. 07/2023 Për Procedurën e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet, Shpërblimin dhe Disiplinimin e Përkthyesve dhe Interpretëve Gjyqësorë;
  • Këshilli miratoi Doracakun për punën e përkthyesve dhe interpretëve në sistemin gjyqësor të Kosovës si dhe Kodin e Etikës për Përkthyes dhe/apo Përkthyes dhe Interpret Gjyqësor të Certifikuar dhe Emëruar;
  • KGJK miratoi plotësim/ndryshimin e Planit Vjetor të punës së Gjykatës Komerciale për vitin 2023, me numër GJ.A.nr.2851/2023;
  • Anëtarët miratuan ndryshimin e Planit Vjetor të punës së Gjykatës Themelore Ferizaj për vitin 2023, me numër GJ.A.nr.172/2023, dhe planin e rishpërndarjes së lëndëve në Gjykatën Themelore Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me numër GJ.A.nr.170/2023;
  • KGJK miratoi ndryshimin e Planit të Punës së gjyqtarëve dhe administratës së Gjykatës Themelore Prishtinë për vitin 2023, me numër GJ.A.nr.485/2023;
  • Këshilli aprovoi përzgjedhjen e kandidatëve për ndjekjen e programit master nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Adnan Kamberi dhe Labionot Zeka, gjyqtarë në Gjykatën Themelore Prishtinë si dhe Elena Sejdiu dhe Edita Kolgeci, bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore Prishtinë, të cilët kanë fituar të drejtën për bursë në Programin e Bursave për Arsimimin Ligjor në Universitetin “Wake Forest”, në SHBA.
  • KGJK ka caktuar gjyqtarin Kreshnik Kaçiu në pozitën e anëtarit dhe gjyqtaren Liridona Ajeti Kajtazi në pozitën e zëvendës anëtarit në Gjyqin e Nderit të Odës së Infermierëve të Kosovës.
  • Anëtarët autorizuan Sekretariatin e KGJK-së për kompensimin e 233 praktikantëve në gjykatat e Republikës së Kosovës;
  • KGJK autorizoi Kryesuesin e KGJK-së, të nënshkruaj Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet KGJK-së dhe “Dexis Consulting Group”, zbatues i Programit për Drejtësi Komerciale.
  • Anëtarët miratuan propozimin për zhvillimin e sistemit “E-falimentimi”, me ç’rast themeluan grupin punues për hartimin e specifikave dhe zhvillimin e konceptit për këtë sistem;
  • Këshilli aprovoi njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të SKGJK-së për pensionimin e një (1) gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjakovë, një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore në Pejë dhe një (1) gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës;
  • Anëtarët aprovuan deklaratën e gjyqtares porote në Gjykatën Themelore Mitrovicë, dega Skenderaj, Shehrije Veseli, për lirim nga detyra e gjyqtares porote për shkak të përfundimit të mandatit, me dorëheqje;
  • KGJK miratoi ndryshimi pjesërisht i vendimit të KGJK.nr.197/2023 të datës 18 maj 2023, në pikën II të dispozitivit, për një (1) bashkëpunëtor profesional, për fillimin e punës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga data 1 janar 2024;
  • Anëtarët miratuan listën e gjyqtarëve të propozuar nga kryetarët e gjykatave për të qenë pjesë e listës së paneleve hetimore;
  • Këshilli miratoi shpalljen e konkursit të brendshëm për tri (3) pozita për gjyqtarë, në kuadër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’rast u themelua Komisioni për përzgjedhjen e gjyqtarëve.