Po mbahet punëtori e përbashkët e anëtarëve të KGJK-së dhe gjyqtarëve të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore Prishtinë

Po mbahet punëtori e përbashkët e anëtarëve të KGJK-së dhe gjyqtarëve të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore Prishtinë

Prizren, 9-10 qershor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë në Ambasadën Amerikane (OPDAT), ka organizuar punëtori të përbashkët dy ditore në mes të anëtarëve të KGJK-së dhe gjyqtarëve të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore Prishtinë.

Punëtoria ka në fokus të diskutimit shqyrtimin e çështjeve të Departamentit Special, si: sfidat e Departamentit Special, numrin e gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe stafit administrativ, ngarkesën me numrin e lëndëve, Planin e punës së Departamentit Special të Gjykatës Themelore Prishtinë për vitin 2023; zbatimin e Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024; mbajtjen e trajnimeve si dhe çështje të tjera.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së, shprehi gatishmërinë drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e efikasitetit në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore Prishtinë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor.