Po vazhdon punëtoria e Gjykatës Supreme e organizuar në bashkëpunim me Projektin KoSEJ III

Po vazhdon punëtoria e Gjykatës Supreme e organizuar në bashkëpunim me Projektin KoSEJ III

Prishtinë, 8 qershor 2023 – Po vazhdon punën punëtoria e përbashkët e Gjykatës Supreme dhe Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ III), lidhur me zvogëlimin e lëndëve të pazgjidhura në divizionin civil, në Gjykatën Themelore Gjilan dhe Gjykatën Themelore Ferizaj.

Në këtë punëtori, po merr pjesë gjyqtari i Gjykatës Supreme, njëherit kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, Afrim Shala, gjyqtarë të Gjykatës Supreme, Gjykatës Themelore Gjilan dhe Ferizaj, si dhe përfaqësues të projektit KoSEJ III.

Qëllimi i kësaj punëtorie është informimi i gjyqtarëve rreth zhvillimeve të fundit në Gjykatën Supreme lidhur me lëndët civile, treguesit e performancës CEPEJ, statistikat e gjykatave në divizionin civil në vitin 2022 si dhe identifikimi i pengesave në proceset civile.