KGJK, pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të vitit 2023 të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin, në Slloveni

KGJK, pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të vitit 2023 të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin, në Slloveni

Prishtinë, 7-9 qershor 2023 – Me ftesë të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ), kryetarja e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj dhe anëtarja e KGJK-së, gjyqtarja Arjeta Sadiku, po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të vitit 2023, e cila po mbahet në Slloveni.

Tema e përgjithshme e Asamblesë së Përgjithshme është: “Gjykatat e përshtatshme për të ardhmen”, me ç’rast po diskutohet për rezultatet e projekteve gjatë viteve 2022 dhe 2023 si dhe praktikat më të mira nga vende të ndryshme.