Propozohet për kryetar të Gjykatës Supreme, gjyqtari Fejzullah Rexhepi

Propozohet për kryetar të Gjykatës Supreme, gjyqtari Fejzullah Rexhepi

Prishtinë, 18 maj 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 309-të me radhë, ka propozuar për dekretim z. Fejzullah Rexhepi për Kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Supreme, mandati i të cilit është shtatë (7) vjeçar.

Sipas rekomandimeve të komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, KGJK mori vendim që gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, ta propozoj për dekretim për Kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës te Presidentja e Republikës së Kosovës.