KGJK shpall konkurs për 47 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

KGJK shpall konkurs për 47 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Prishtinë, 18 maj 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 309-të me radhë, ka miratuar shpalljen e konkursit për dyzet e shtatë (47) pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, prej të cilave pesë (5) pozita janë të rezervuara për gjyqtarë nga komuniteti serb.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve si dhe Komisionin për rishqyrtimin e ankesave të gjyqtarëve në gjykatat themelore.

Takimi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.