KGJK, pjesë e vizitës studimore në Gjermani

KGJK, pjesë e vizitës studimore në Gjermani

Trier, 8 – 12 maj 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, kanë qëndruar për vizitë studimore në Trier të Gjermanisë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi mbi nevojat dhe pritshmëritë për trajnimin e profesionistëve ligjorë mbi të drejtën e Bashkimit Evropian (BE) në rajon. Vizita synon të zhvillojë një strategji të përbashkët trajnimi gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara në Ballkanin Perëndimor për vitet e ardhshme. 

Në kuadër të kësaj vizite, pjesëmarrësit morën pjesë në seanca plenare, shkëmbyen përvoja me përfaqësues nga misioni ERA dhe Komisioni Evropian, si dhe vizituan Gjykatën e Drejtësisë së BE-së në Luksemburg.

Kjo vizitë studimore, është mundësuar nga Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA), për përfaqësuesit e nivelit të lartë të instituteve të trajnimit gjyqësor dhe shoqatave të avokatëve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.