KGJK ka intervistuar kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Komerciale

KGJK ka intervistuar kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Komerciale

Prishtinë, 5 maj 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka përfunduar fazën e intervistimit me gojë, për tre (3) kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

Procesi i intervistimit të kandidatëve është monitoruar nga disa organizata vendore dhe ndërkombëtare, të cilat përcjellin punën e sistemit gjyqësor në Kosovë.