Kryesuesi Zogaj dhe kryesuesi Maloku pritën në takim përfaqësues nga Bashkimi Evropian

Kryesuesi Zogaj dhe kryesuesi Maloku pritën në  takim përfaqësues nga Bashkimi Evropian

Prishtinë, 27 prill 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, kanë pritur në takim përfaqësues nga Bashkimi Evropian (BE), z. Vivien Savoye, Zyrtar për Politika, Sundimi i Ligjit, Njësia për Kosovë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, DG NEAR.

Në takim, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, përfshi reformat në drejtësi.

Kryesuesi Zogaj dhe Kryesuesi Maloku, njoftuan përfaqësuesin nga Komisioni Evropian lidhur me sfidat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, me ç’rast vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sistemin gjyqësor dhe prokurorial si dhe theksuan gatishmërinë e të dy këshillave për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i BE-së, shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.