Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit të dhjetë të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit të dhjetë të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 26 prill 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e dhjetë të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Në këtë takim, u diskutua rreth zbatimit të projektit në fjalë, me ç’rast u miratua Raporti i Tremujorit të tetë (8) nga anëtarët e komitetit drejtues me të drejtë vote. Mes tjerash, u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet gjatë periudhës raportuese.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi projektin EUKOJUST për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme si dhe theksoi bashkëpunimin e KGJK-së në aktivitetet e planifikuara, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.